“Manaxheria e qelqtë” drama komplekse e Tennnessee Williams një nga veprat më të komplikuara skenike erdhi për herë të parë në teatrin e Gjirokastrës duke shënuar edhe startin e një sage të re aktorësh dhe regjisorësh. Regjisori i shfaqjes Erjon Hinaj sheh tek kjo vepër mesazhe aktuale dhe sfida të personalitetit të çdo shoqërie. Ai rrëfeu se riorganizimi i teatrit nuk ka synuar nxjerrjen në pension të aktorëve me eksperiencë por huazimin e përvojave të tyre për të ngritur modele unike shfaqjesh në të ardhmen. “Menaxheria e qelqtë” përcjell jetën familjare të një familjeje që ngjan shumë me atë të autorit të veprës. Amanda dhe dy fëmijët e saj të rritur Tom dhe Laura janë braktisur nga babai dhe Tom e mban familjen me pagën e tij si punëtor në fabrikën lokale të këpucëve.