Për linjëzimin e praktikave të brendshme të auditimit me ato ndërkombëtare dhe të BE, si dhe rritjen e efektivitetit të institucioneve publike, do të ngrihet një memorandum bashkëpunimi me Institutin Shqiptar të Auditusëve të Brendshëm. Lajmin e bëri të ditur ministri i financave, Petrit Malaj në konferencën Rajonale të Auditimit, e cila bëri bashkë një numër të madh audituesish nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit.