Top Channel/ Meloni takon Trump: Kryeministrja pritet me duartrokitje në Mar-a-Lago:Grua fantastike!
06/01/2025 14:19

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u prit me duartrokitje në Mar-a-Lago të Floridës, më udhëtimin e saj të papritur për t'u takuar me Presidentin e zgjedhur Donald Trump. Edhe pse detaje nga biseda e tyre nuk janë bërë publike, Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini tha të dielën se ato mbuluan një sërë çështjesh, përfshirë gjendjen e rëndë të Cecilia Salas, një gazetare italiane e arrestuar muajin e kaluar në Iran. "Të lumtë Giorgia Meloni që takove Donald Trumpin për të folur për paqen, bashkëpunimin në industri dhe tregëti, sigurinë dhe lirimin e Cecilias," shkroi kreu i partisë së koalicionit Liga, në platformën X. Kjo lëvizje e shefes së ekzekutivit italian është përshkruar si përpjekje e një lidere kryesore europianë për të forcuar lidhjet me Trump para se ai të marrë detyrën më 20 janar. Meloni u prit me duartrokitje në Mar-a-Lago, pas një prezantimi të saj nga presidenti i zgjedhur, sipas videove të shpërndara në mediat sociale nga gazetarët dhe të pranishëm të tjerë. "Jam shumë i lumtur që jam këtu me një grua fantastike, kryeministren e Italisë. Ajo vërtet ka triumfuar në Evropë," është shprehur Trump sipas mediave vendase. Meloni konsiderohet si një aleate e fortë e mundshme për Trump, duke pasur parasysh kredencialet e saj konservatore dhe stabilitetin e koalicionit të krahut të djathtë që ajo udhëheq në Itali që nga fundi i vitit 2022. Meloni ka krijuar sakaq një marrëdhënie të ngushtë me miliarderin Elon Musk, një nga njerëzit më të afërt të Trumpit aktualisht.

Top News- Studentët bllokojnë Rrugën e Durrësit me kosha dhe barriera, afrohet autoboti i ujit
17/10 13:03
Top News- Studentët iu vënë flakën koshave të mbeturinave, policia thirrje për protestë paqësore
17/10 13:02
Top Channel/ I veshur si panda, protestuesi jep shfaqje kërcimi para efektivëve të policisë
17/10 12:56
Top Channel/ Tensionet te ministria e Arsimit, autobotët e ujit tentojnë të shpërndajnë protestuesit
17/10 12:53
Top Channel/ Dita e 5 e protestës/ Policia ka siguruar me forca ambientet e institucioneve
17/10 12:52
Top Channel/ Nis protesta në Korçë, policia ndërhyn dhe shoqërohet një pjesë e të rinjve
17/10 12:51
Top Channel/ Nis protesta në Elbasan, policia ndërhyn dhe shoqërohet një pjesë e të rinjve
17/10 12:49
Top Channel/ Protestë në Durrës, të rinjtë ndodhen përballë Bashkisë së qytetit
17/10 12:48
Top Channel/ Të lënduarit në protestë, në spital po kurohen protestues dhe policë të dëmtuar
17/10 12:48
Top Channel/ 10 të arrestuar nga protesta e djeshme, u dëmtuan 8 efektivë, procedohen 22 të tjerë
17/10 12:47
Top Channel/ U arrestuan ditën e dyte, nis seanca në gjykatë për 63 protestuesit e arrestuar
17/10 12:47
Top Channel/ Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, vendosin kazanët në flakë në mes të aksit
17/10 12:38
Top Channel/ Tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave
17/10 12:29
Top Channel/ Nga bankat e shkollës në sheshe, çfarë i bashkon studentët protestues në gjithë Europën
17/10 12:26
Top Channel/ Tensione para ministrisë së Arsimit, protestuesit bllokojnë rrugën me kangjella
17/10 12:23
Top Channel/ “Dëmshpërblim bizneseve”, Rama: Në e-Albania hapet rubrika “Dëmi im”
17/10 12:22
Top News- Studentët mblidhen në sheshin qëndror të Elbasanit, Policia shoqëron një të ri
17/10 12:17
Top News- Protesta e studentëve në ditën e katërt/Policia arreston 10 të rinj & procedon 22 të tjerë
17/10 12:16
Top News- Policia nis shoqërimet e para të studentëve në Durrës, të rinjtë vendosin koshat në rrugë
17/10 12:16
Top Channel/“Iu bëre me shenjë”, nxiti gjimnazistët të hidhnin kapsollë, shoqërohet i riu në Elbasan
17/10 12:14