Top Channel/ Meloni: Po rrezikohet plani i Trump/ Kryeministrja: Të ndalet anijet humanitare
30/09/2025 23:34

Marina izraelite po përgatitet të marrë kontrollin e mbi 50 anijeve të përfshira në Flotiljen Globale “Sumud”, një nismë ndërkombëtare humanitare që ka hyrë tashmë në rrezen e mbikëqyrjes ushtarake të Izraelit. Sipas një deklarate zyrtare qeveria izraelite nuk ka ndërmend të lejojë që flotilja të hyjë në ujërat territoriale të Rripit të Gazës. Autoritetet izraelite e konsiderojnë këtë një përpjekje për të thyer bllokadën detare të vendosur ndaj Gazës. Në lidhje me këtë situatë reagoi edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila tha se po rrezikohet plani i paqes nga presidenti amerikan Donald Trump. “Me planin e paqes për Lindjen e Mesme të Donald Trump, më në fund kemi hapur derën për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe vuajtjeve të popullsisë palestineze. Kjo shpresë mbështetet në një ekuilibër të brishtë dhe kam frikë se përpjekja e Flotiljes për të thyer bllokadën detare izraelite mund të jetë një pretekst. Prandaj mendoj se Flotilja duhet të ndalet tani. Çdo zgjidhje tjetër rrezikon paqen,” u shpreh Meloni të martën në mbrëmje. Edhe Papa Leo i XIV-të komentoi situatën, duke theksuar nevojën për përgjegjshmëri dhe humanizëm në trajtimin e kësaj krize. “Situata është shumë e vështirë. Le të shpresojmë të mos ketë dhunë dhe që njerëzit të respektohen,” tha Papa gjatë një deklarate nga Vatikani. Ndërkohë, reagimi më i fortë në Itali ka ardhur nga sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve, e cila ka shpallur grevë në shenjë proteste ndaj qëndrimit të qeverisë italiane.

Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42