Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është distancuar nga kritikat e kancelarit gjerman Friedrich Merz ndaj SHBA dhe projektit “MAGA” të Donald Trump, duke theksuar se prioriteti i Evropës duhet të mbetet forcimi i rolit të saj gjeopolitik dhe rritja e përgjegjësisë në sigurinë e kontinentit. Duke folur nga Adis Ababa gjatë vizitës në Etiopi, Meloni u shpreh se nuk ndan të njëjtin qëndrim kritik me Merzin. “Këto janë vlerësime politike që çdo udhëheqës i bën sipas gjykimit të tij,” deklaroi ajo, duke shtuar se “pajtohet me thelbin e mesazhit të kancelarit gjerman për nevojën që Evropa të përqendrohet më shumë te vetja”.