Giorgia Meloni pësoi një tjetër disfatë politike në Parlament, ku reforma zgjedhore e propozuar nga kryeministrja e djathtë e Italisë u refuzua, pavarësisht se partnerët e koalicionit kishin premtuar mbështetjen e tyre. Amendamenti që kërkonte qeveria e saj u rrëzua me një diferencë minimale votash, 188 vota kundër dhe 187 pro, duke i dhënë opozitës një argument të ri për ta sulmuar politikisht