Tre shtetas shqiptarë janë vënë në pranga në Milano, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Highway”. Ky megaoperacion është iniciuar nga policia italiane që në vitin 2017 për shkatërrimin e një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.