Një operacion masiv policor ka nisur ditën e sotme në Shkodër, ku 100 forca policore janë angazhuar për kontrolle të maleve kundër kultivimit të kanabisit. Policia bwn me dije se ky operacion do të zhvillohet në territorin e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zonat me risk te lartë kultivimi dhe fillimisht do të kontrollohen territoret e njësive administrative Shkrel dhe Gruemirë.