Një mega-operacion i policisë italiane dhe Byrosë Federale amerikane të Hetimit kundër anëtarëve të dyshuar të mafias në Sicili e Nju Jork, ka shënjestruar familjen e fuqishme të krimit, Gambino, dhe bashkëpunëtorët e saj. POlicia italiane njoftoi zbatimin e urdhërarresteve për 17 të dyshuar, shtatë në rajonin e Sicilisë dhe dhjetë në Nju Jork.