Largimi i Jorgo Goros nga bashkia e Himarës po përshkruhet nga mediat greke si një fitore e Kyriakos Mitsotakis. Ato pretendojnë madhe se presionet e kryeministrit grek e kanë nxitur shefin e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama të bëjë lëshime. Duke analizuar postimin e Ramës, Protothema shkruan se kryeministri po nënkupton gjykata mund të lejojë betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.