Pas tre dekada tensionesh diplomatike, presidenti francez Emmaneul Macron vizitoi Ruandën në një ndalesë të ngarkuar me simbolizëm gjatë të cilës pranoi rolin e Francës në gjenocidin e vitit 1994 në këtë vend. Shefi i Elizese bëri homazhe në Memorialin e Gjenocidit në Kigali, ku u vranë rreth 800.000 civilë tutsi.