Top Channel/ “Më vrau kur thatë se toka është…”/ Rama i përgjigjet qytetarit në Zvërnec: Më ke…
05/06/2026 18:21

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Zvërnecit përpara organizimit në Vlorë për 35-vjetorin e PS. Rama iu përgjigj një prej qytetarëve, duke thënë se ai nuk është takuar kurrë me pronarët e tokës në Zvërnec, duke shtuar se ajo është një tokë private, ku sipas tij, qeveria nuk mund të ndërhyjë. Rama: Doja që të flisja me ju. Ju më keni dëgjuar. Unë kam dëgjuar plot që flasin në emrin tuaj. Por juve nuk ju kam dëgjuar. Kështu që thashë t’ju dëgjoj për sa kohë jeni aty. Qytetari: Çështja jonë është ende duke u gjykuar. Ju keni thënë që ajo pronë është e trashëguar dem baba dem. Mua më vrau. Unë tani çfarë të pres nga gjykatësi?! Kam të drejtë apo jo në atë pronë, e vendos gjykata. Unë kam 35 vjet që sorollatem. Luftoi babai im deri sa vdiq dhe këtë plagë ma la mua. U ndjeva vërtet i prekur nga disa deklarata tuaja. Ju keni thënë që kjo tokë është e trashëguar dem baba dem. Rama: Nuk është e vërtetë. Fjalët kanë peshë të madhe. Unë jam shumë i kujdesshëm me fjalët. Unë kam thënë që prona është e kthyer dem baba dem. Është kthyer shumë vite më parë. Nuk është kthyer nga kjo qeveri, jo nga kjo periudhë e kësaj qeverie. A ka kthime të gabuara dhe të padrejta, me siguri ka plot. Këtë nuk e vendos unë, as qeveria, as hipoteka, asnjë agjenci që merret me pronën. Nuk e vendosin noterët. Këtë e vendos vetëm gjykata. Ndjesë nëse je ndjerë i lënduar, por s’më ke kuptuar si duhet. Unë nuk përfaqësoj pronarët. Për dijeninë tuaj, unë nuk e kam takuar kurrë asnjë nga pronarët që përfliten. Nuk e kam idenë as çfarë marrëveshje kanë pronarët me investitorët. Kur është folur për Sazanin dhe Zvërnecin, unë e kam thënë që në atë kohë: “Sazani është një çështje e qeverisë shqiptare sa i përket marrëveshjes, ndërsa pjesa përballë Sazanit është një çështje private, pronarësh privatë”. Pronarët privatë merren vesh privatisht. Shqipëria nëse shitet apo jo privatisht, këtë e vendosin pronarët, as qeveritë, as protestuesit. Pjesa tjetër është siç ka vijuar.

Top Channel / Protesta, qetësi pas 9 ditësh. Vetëm incidente sporadike në bulevard
21/10 23:18
Top Channel / Shtohet numri i policëve të shpërblyer, zbardhet vendimi
21/10 23:14
Top Channel / OSBE reagon sërish për protestat: Stop dhunës, duhet dialog
21/10 23:00
Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39