Ka nisur sesioni i ri parlamentar këtë të martë. Me nisjen e sesionit, në sallë u hap Himni Kombëtar, ndërsa të gjithë deputetët u ngritën në këmbë për ta nderuar. Menjëherë pas himnit, kryeparlamentari Niko Peleshi prezantoi rendin e ditës dhe mbajti fjalimin e parë.