33-vjeçari Floridan Mulaj, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri shtetasin Artur Dauti më datë 22.11.2024 në fshatin Dojan të Tropojës, ra sot në prangat e policisë. 33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj. Si ndodhi vrasja? Të dy kanë qenë duke konsumuar alkool për një kohë të gjatë në një lokal që shërbente brenda një fabrike gështenje në Tropojë.