Një karakteristikë e Ditës së Verës është edhe verorja, të cilën qytetarët e vendosin si simbol të hyrjes së pranverës. I vendosur si aksesor byzylyk ajo është e përbërë nga një gjalmë i hollë i dredhur me dy-tri fije prej leshi ose mëndafshi, zakonisht me ngjyra të kuqe dhe të bardhë.