Tenderi I cili do të bëjë të mundur lidhjen e Terminalin e Transportit Publik me Stacionin Qendror të Trenit në Tiranë me nje vlerë prej 15.7 mln euro është dhe hapi I radhës për rikthimin e trenit brenda në kryeqytet pas dekadash në heshtje. Drejtori i Projektit për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, Bashkim Kasoruho tregon në një intervistë për Top Channel detaje rreth projektit,si dhe zbulon se kur do të vihet në funksion.