Publikohen për herë të parë pamje nga kamerat e sigurisë brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës. TCH ka siguruar disa prej tyre, ku, sipas materialeve hetimore, shfaqen punonjëset tashmë nën akuzë duke mos respektuar procedurat e sigurisë për lëvizjen e vlerave monetare brenda filialit, ndonëse ambientet monitoroheshin me kamera.