Masat kundër Covidit janë liruar kohë pas kohë, por 1 korriku shënoi zyrtarisht lehtësimin e tyre. Ora policore u shty nga ora 24 deri në 6 të ditës tjetër. Lejohen aktivitetet sportive, artistike, teatrore, por me pjesëmarrje 30 %. E vetmja masë që nuk u lirua është që muzika luhet deri në orën 22. “U liruam, por duhet të jemi të përgjegjshëm në radhë të parë për veten tonë dhe për të tjerët. Jam ku i kemi maskat që të dy. Ne I mbajmë në autobus, supermarket, bankë etj. Vaksinat I bëmë që të dy dhe tani ndihemi të lirë”.