Në spitalin e Vlorës ka fluks vizitash dhe shtrimesh që kanë nisur me ardhjen e sezonit turistik. Ngarkesa më e madhe është në repartin e urgjencës, ku në ditë numri i vizitave shkon në 125. Krahas virozave në qarkullim, shefja e urgjencës në spitalin e Vlorës thotë se për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të qytetarëve kanë ndikuar edhe temperaturat e larta.