Këtë vit, Durrësi shënoi sezonin më të mbarë turistik në historinë e tij. Me mbi 11 mijë e 500 shtretër të deklaruar zyrtarisht, Durrësi mbetet kryeqendra e turizmit shqiptar. Kjo dhe për shkak të vijës së gjatë bregdetare, njësive të shumta akomoduese që ofrojnë larmi çmimesh, si dhe shërbimit të mirë.