Numri i pensionistëve që marrin pension të pjesshëm është rritur vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme ishin 48% të totalit nga 45% në 2021. Pensionistët vitin e kaluara u rritën me 4.6%, por ata me pensione të pjesshme u shtuan me 12%.