Top Channel/ Me sëpatë në dorë, 37-vjeçari kërcënon komisionerët në qendrën e votimit
25/04/2021 21:39

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë ditë zgjedhjesh në fshatin Agim të Fierit. Një 37-vjeçar, i identifikuar si Mikel Postolli, me një shishe molotov në dorë bënte thirrje në afërsi të qendrës së votimit në fshatin Agim se do të digjte kutitë e votimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur shtetasi i mësipërm është shfaqur para kishës së fshatit dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm një shishe me molotov, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Si të mos mungonte ky akt i rëndë, autori ka publikuar live për ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, prej fillimit e deri në përplasjen me policinë. Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar komisionerët me sëpatë në dorë, se do digjte kutitë e votimit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në polici Mikel Postollin, rreth 30 vjeç, për të cilin banorët thonë se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Banorët shprehen më tej se shtetasi i lartpërmendur jeton një varfëri ekstreme, në fshatin Havales, në shtëpinë e njerkës. E ëma e ka lënë jetim që në moshë të vogël, ndërsa babai i tij ka ndërruar jetë rreth 3 muaj më parë.

Top News – Rama: Zgjatet orari i shkollës. ‘Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët’
30/10 21:10
Top News – Bilanci i protestave të dhunshme. Demo: U lënduan 347 persona, autorët para ligjit
30/10 20:10
Top Channel/ Bllokohet Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit në SHBA pezullon regjistrimet
30/10 19:55
Top Channel/ Protesta për Arlinda Zekajn, përplasje me policinë në Prishtinë e Pejë
30/10 19:52
Top Channel/ Shqiptarët votojnë më 9 maj, Begaj dekreton datën e zgjedhjeve lokale
30/10 19:48
Top Channel/ Avokatët i japin fund bojkotit, Haxhia: 250 mln lekë gjoba, ndjekim rrugën ligjore
30/10 19:46
Top Channel/ Rama zbulon masat për fëmijët: Shkollë deri në 17:00. Kufizim rrjeteve sociale
30/10 19:45
Top Channel/ Zyrtarë e biznesmenë! Kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku” (EMRAT)
30/10 19:43
Top News – Merr fund bojkoti i avokatëve. Haxhia- Nga e hëna rikthehemi në gjyqe
30/10 18:56
Top Channel/ Lufta kundër kancerit të gjirit/ Ngjyra rozë ‘pushton’ pallatin e sportit në Durrës
30/10 18:44
Top Channel/ Rama: Bonusin e bebeve dhe ta transformojmë në një mbështetje të përmuajshme
30/10 18:07
Top Channel/’Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të natyrës së rrezikshme’,Rama: Kam mesazhe…
30/10 18:06
Top Channel/ ‘Ata fëmijë kanë nevojë për ndihmë’, Rama flet për dhunën në protestë: Ti kthejmë…
30/10 18:01
Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39