Në fshatrat e Novosejt dhe Shishtavecit, pranvera nis me një ritual që i ka rezistuar kohës. Lërimi tradicional i tokës me plug dhe kalë vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë për disa prej banorëve të zonës. Mes tyre është edhe Ziadin Noka, i cili prej 46 vitesh punon tokën në të njëjtën mënyrë, duke ruajtur një traditë të trashëguar ndër breza.