I riu Enron Sejdini, nga Tirana sapo kishte shkuar në qytetin bregdetar, ku disa efektivë civilë e rrethuan dhe më pas u afruan policë me maska që e shtrinë në tokë dhe e prangosën. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, policia e Vlorës sqaroi se e arrestoi të riun nga Tirana në lagjen “Hajro Çakërri” teksa lëvizte në këmbë. Policia i sekuestroi 38-vjeçarit një pistoletë të llojit “Beretta” që mbante me vete, ndërsa të forta janë dyshimet se i riu mund të kryente ndonjë ngjarje kriminale.