Me pishtarë e flamuj kombëtarë në duar, njerëzit mbushën rrugët e Cheonanit në Korenë e Jugut, qyteti ku lindi ajo që njihet si martirja e kombit, Yu Gwan-sun. Në cdo 1 mars, vendi e kremton në këtë mënyrë lëvizjen e tij për pavarësi të nisur në 1919-tën, kur koreanët u ngritën kundër sundimit kolonialist japonez e shpallën mëvetësinë.