5500 policë, helikopterë dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse janë vendosur në alarm të kuq sot në Athinë për ruajtjen e rendit gjatë protestave që kanë nisur në kujtim të 50-vjetorit të kryengritjes studentore të politeknikumit të Athinës. Sipas policisë, qendra e Athinës është mbyllur për automjetet që prej orës 13:00 dhe deri në përfundim të protestave, ndërkohë që edhe stacionet e metrosë Panepistimio, Sindagma, Evangjelizmos dhe Megaro Muzikis janë të mbyllura.