Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e patundshme, sesa ruajtja e tyre në llogari bankare. Një studim i Bankës së Shqipërisë mbi gjendjen financiare të familjeve shqiptare mbi një përqindje të caktuar të popullsisë, tregon se 95% kanë deklaruar se zotërojnë të paktën një pronë të patundshme.