Vlora dhe Himara këtë vit të ri shkollor do të ketë më pak nxënës që ulen në bankat e klasës së parë dhe të dhjetë.Sipas të dhënave nga zyra vendore e arsimit parauniversitar të bashkisë Vlorë-Himarë,vetëm dy ditë para fillimit të këtij viti të ri shkollor, janë regjistruar gjithsej nga klasa e parë e deri në të 12-tën ,12 mijë e 300 nxënës. Drejtorja e zyres vendore arsimore bashkia Vlorë Himarë Irena Toshkallari detajon situatën.