Në Bulqizë viti i ri shkollor 2022-2023 nisi me rreth 940 nxënës më pak se viti i shkuar. Shkak është bërë largimi i banorëve të njësive administrative por jo vetëm, largim të banorëve ka pasur edhe në qytet. Për pasojë kjo ka sjellë edhe mbylljen e 4 shkollave për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Një nga shkollat e mbyllura është edhe shkolla 9 vjeçare “Hajrulla Tollja” në fshatin Strikçan të njësisë adminidtrative Zerqan.