Portugalia vendosi të hapë kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit. Shteti i goditur rëndë në fillim të këtij viti nga pandemia që e bëri stafin shëndetësor tëe përballej me 300 të vdekur në ditë, ka nisur të marrë frymë lirisht. Masat e marra ndihmuan me sa duket në uljen e infektimeve dhe të premten, për të dytën herë brenda natës, nuk u regjistrua asnjë viktime nga Covid 19.