45-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij 50-vjeçar, jashtë një karburanti, në lindje të Selanikut ka dalë para gjykatës. Protothema shkruan se i akuzuari përmes avokatit të tij ka kërkuar një afat të ri për të përgatitur deklaratën dhe kërkesa e tij është pranuar. Ndaj tij është ngritur akuza për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.