Top Channel/ “Më kanë bërë drogaxhi, hajdute e homoseksual”, shpërthen Rama: Mbylljani derën…
12/01/2025 12:46

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me kallëzimin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit për vëllanë e tij, Olsi Rama. Rama deklaroi se SPAK nxori përfundimin se Olsi Rama nuk është përfshirë në laboratorin e Xibrakës. Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Rama u thotë “mbylljani derën në zgjedhjet këtij llumi e këtyre shpifarakëve”. Ndër të tjera kryesocialisti thotë ‘më kanë bërë dhunues grash, drogaxhi, hajdut dhe homoseksual’. Fjala e plotë e Edi Ramës: Ky mesazh, është në radhë të parë një detyrim, ndaj të gjithë atyre që më kanë mbështetur tërë këto vite, duke më dhënë votën tyre, qoftë edhe njëherë qëkur jam në arenë, e mbi të gjitha ndaj familjes sime – atyre që kam pranë dhe atyre që s’janë më me ne, pa të cilët as do isha ky që jam, as do isha këtu ku jam. Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare! Vitin e shkuar, deputeti Gazmend Bardhi, jashtënxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim, Olsi Rama. E denoncoi, gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant droge, duke krijuar rrethanat tipike të një kallzimi të rremë, përmes një sajese kriminale, mbi bazën e një dosjeje të vjetër të prokurorisë për një grup trafikantësh. Në atë dosje u flitkërkesh edhe për një person të paidentifikuar, i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas këtij zotërisë, që vetëm zotëri nuk është, ky personi qenkërkesh im vëlla. Madje, gjithnjë sipas tij, dy prokurorët e dosjes e paskeshin fshehur identitetin e tim vëllai, në këmbim të favoreve të marra prej meje, që i paskesha promovuar në karrierë që të dy, për këtë favor kriminal.

Top News – Rama te kioska e djegur: Këta s’janë studentë, por një dorë e fshehtë që…
16/10 09:23
Top Channel / Tirana shesh betejë gurësh e gazi! Përleshje të forta mes protestuesve e policisë
15/10 23:31
Top Channel/ Tritol efektivit të kriminalistikës në Shkodër, dyshohet për shkak të detyrës
15/10 23:26
Top Channel / Bizneset: Përgjegjësi për çdo dëm. Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqata apel policisë
15/10 23:22
Top Channel / Ndërkombëtarët: Gati të ndihmojmë. BE-OSBE: Duhet dialog. SHBA: Protesta do vijojë
15/10 23:20
Top News- Tronditet Shkodra, tritol banesës së policit/ Dyshimet e para
15/10 23:01
Top Channel/ Tirana në flakë, shkatërrime bankash, plaçkitje biznesesh dhe përplasje të dhunshme
15/10 22:41
Top News- Protestuesit ‘marrin’ Tiranën/ Policia ‘kapitullon’ në ditën e tretë, mbi 10 orë dhunë
15/10 22:28
Top Channel/Bllokuan rrugën me barriera metalike, protestuesit shkatërrojnë edhe semaforët në Tiranë
15/10 21:24
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, shefit të Kriminalistikës
15/10 21:22
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, i është vendosur derës së një banese
15/10 21:17
Top Channel/ Përplasje e fortë mes efektivëve dhe protestuesve, “breshëri” gurësh ndaj automjeteve
15/10 20:54
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër kioske te Tajvani, përfundon shkumë e hi
15/10 20:53
Top News- Digjet ministra, flake e tym në Tiranë, kaos e përleshje protestues-polici
15/10 20:52
Top News- “Erdhëm ne”, të rinjtë ulërijnë rrugëve të Elbasanit, nuk ndalet protesta
15/10 20:52
Top News- Flakë e tym, Tirana nën pushtetin e zjarrit, përleshje të ashpra në Bulevard
15/10 20:50
Top Channel/ Përshkallëzohet dhuna, protestuesit hyjnë në Ministrinë e Ekonomisë dhe i vënë flakën
15/10 20:36
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër kioske në zonën e Tajvanit
15/10 20:33
Top Channel/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, gurë e presion uji
15/10 20:30
Top Channel/ Protestues të shpërndarë, gurë dhe vazo të rrëzuara në Bulevard
15/10 20:24