Një aktiviste është shoqëruar nga policia gjatë protestës, ndërsa momenti është shoqëruar me tension. Në pamjet e siguruara, aktivistja dëgjohet duke kërkuar telefonin, teksa u thotë efektivëve: “Më jep telefonin se do lajmëroj motrën”. Ajo duket se kundërshton shoqërimin nga policia dhe tenton të komunikojë me efektivët, ndërsa këta të fundit e shoqërojnë drejt automjetit të policisë. Nuk dihen ende rrethanat e plota të shoqërimit dhe arsyeja përse aktivistja është ndaluar nga uniformat blu.