Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur edhe për muajin maj. Inflacioni arriti në 6.7%, ndërsa ky nivel është më i larti në 20 vitet e fundit në vendin tonë. Grupet kryesore që ndikuan në inflacionin e muajit maj janë ushqimet ndjekur nga transporti, ku përfshihen çmimet e rritura të lëndëve djegëse, dhe më pas vjen grupi i qirasë, lëndëve djegëse dhe energjisë.