Top Channel/ Me grushte e shkelma, momenti i dhunimit të vëzhguesit të PD në KZAZ nr.30
27/04/2021 00:03

Top Channel ka siguruar pamjet e dhunimit të vëzhguesit të PD brenda qendrës së numërimit të votave në KZAZ nr.30 në Tiranë. Aty duket se si konfliktohen fizikisht tre persona duke goditur njëri-tjetrin me grushte e shkelma. Pasi policia ndërhyn dhe tërheq njërin prej tyre, vijon sherri mes dy të tjerëve dhe nuk kanë munguar goditjet për personat që kanë hyrë për të ndarë palët. Sipas informacioneve të para mësohet se për këtë ngjarje janë shoqëruar 3 persona në polici. Në KZAZ nr. 30 ishte pezulluar procesi i numërimit të votave para rreth një ore. Oriola Pampuri ka sqaruar detajet nga konflikti në shkollën “1 Maji” në Tiranë ku ndodhet KZAZ 30 dhe pretendon se është dhunuar një përfaqësues i PD. “PS dhe PD janë paraqitur tek dera e shkollës. Brenda ishin dy persona që kishin badgen e KQZ, në momentin kur po nisnin procesin e numërimit ngacmuan dhe dhunuan, përgjakën vëzhguesin e PD së bashku me të afërmin e tij duke krijuar një atmosferë dhune. Kur pyetëm se kush ishin këta persona, vëzhguesit e PS, përfaqësuesit e PS dhe të kqz nuk i njihnin. Ata janë persona të paidentifikuar, dhunues që u paraqiten me badge. Dy përfaqësuesit nga KQZ nuk kishin infgormacion për këta persona. Jashtë më thonë se janë dhunuar dhe djem të tjerë, përfaqësues të PD. Ishin dy persona që i ngacmuan vëzhguesit tanë. Unë kam qenë gjithë kohës këtu brenda dhe persona të tjerë dhunuan përfaqësuesin e PD”, tha Pampuri.

Top Channel/ Protestat në Tiranë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i policisë konferencë për shtyp
30/10 16:44
Top Channel/ Hita thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës: Përgjegjësit për dhunën të përballen me ligjin
30/10 16:41
Top Channel/ Hita apel prindërve: Kujdes me fëmijët dhe shmangni personat e dhunshëm pranë…
30/10 16:24
Top Channel/ ‘Përgjegjësi penale për organizatorët’, Demo: Nëse ka dhunë ndaj biznesit apo…
30/10 16:23
Top Channel/ Demo konferencë për shtyp:Garantojmë të drejtën për të protestuar, 269 të mitur janë…
30/10 16:16
Top News – Presidenti Bajram Begaj dekreton datën. Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 9 maj
30/10 15:40
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Hashash mes pyllit në Koman. Katër të arrestuar dhe 57 kilogram drogë e sekuestruar
30/10 15:33
Top News – ‘Nuk rrisim taksat, i shpërndajmë ato’. Malaj mbron paketën fiskale, Braçe në një linjë
30/10 15:31
Top Channel/ Ndahet nga jeta Bashkim Zeneli. Shuhet ish-deputeti dhe diplomati i njohur
30/10 15:29
Top Channel/ Lamtumirë akademikut Luan Omari. Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare
30/10 15:27
Top Channel/ SPAK mbyll hetimet për Berberin. Merret i pandehur për shkelje të barazisë në 9 tendera
30/10 15:17
Top Channel/ Shqetësim për paraburgimin e Veliajt. Zyrtari europian kërkon proces të drejtë
30/10 15:06
Top Channel/ Theu xhamat e Kushtetueses. Arrestohet protestuesi 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë
30/10 15:04
Top Top Channel/ BE dënon dhunën në protesta. Ambasadorja: Institucionet të dëgjojnë qytetarët
30/10 15:02
Top News – ‘Institucionet të dëgjojnë qytetarët’. Ambasadorja e BE: Por dhuna është jodemokratike
30/10 15:02
Top News – Bordi rrit naftën, ul benzinën. Ndryshojnë sërish çmimet tavan të karburanteve
30/10 14:49
Top News – Paraburgimi i zgjatur i Veliajt. Zyrtari i BE i kujton Shqipërisë raportin e ‘Kongresve’
30/10 14:38
Top News – IKMT, aksion në Himarë. Shemben ndërtimet pa leje në Borsh dhe Dhërmi
30/10 14:30
Top Channel/ Sekuestrohen 56.7 kg kanabis sativa në fshatin Koman, 4 shtetas në pranga
30/10 14:12