Dua Lipa është rikthyer në Shqipëri për pushime me familjarët e saj. Këngëtarja me famë botërore ka zgjedhur të kalojë disa ditë me njerëzit e afërt në bregdetin e Sarandës, e vazhdimisht ka postuar në rrjetet sociale momente nga eksperienca e bukur. Më e fundit prej tyre përmban foto por edhe një video, ku artistja ndau me afro 89 milionë ndjekësit e saj edhe një video, në të cilën shihet duke kërcyer një valle tradicionale. Nën tingujt e këngës “Hajde luj qyqek”, ajo vallezon duke mbajtur në të njëjtin kohë me mjaft mjeshtëri në kokë një gotë uji.