Më gjeni. Kjo është thirrja që kjo ekspozitë përcjell në emër të 1630 të pagjeturve, 22 vjet pas përfundimit të luftës. Autori i ekspozitës, Eroll Murati tregon se thirrja i drejtohet gjithë shoqërisë me qëllim të aktivizimit të të gjithë mekanizmave për gjetjen e të zhdukurve.