Salla “Teatri i Krishtlindjeve” në stadiumin Galatsi të Athinës ku kryeministri Edi Rama do të mbajë takimin me shqiptarët që jetojnë në Greqi duket se është gatur për ditën e nesërme. Në foton e siguruar nga Top Channel, vihet re detaji i flamurëve kuqezi të vendosur në shumë prej karrigeve të sallës me mijëra vende. Në krah të ekraneve të mëdha të vendosur në anësore shfaqet flamuri i BE.