Studentët janë bërë pjesë e protestës së 95-të kundër qeverisë, duke u pozicionuar në një grupim më vete. Me flakadanë të ndezur dhe parulla në duar, ata kanë marshuar së bashku, ndërsa u kanë bërë thirrje edhe studentëve të tjerë t’i bashkohen protestës. “Bashkohuni!”, është një nga thirrjet e përsëritura nga studentët gjatë marshimit drejt Kryeministrisë.