Dy të rinj nga Durrësi u arrestuan nga policia pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ata u ndaluan në unazën e qytetit të Korçës, pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Ersekës", teksa po transportonin me një furgon 10 emigrantë në vendet e treta. Sipas policisë, dy të arrestuarit u kishin marrë nga 300 deri në 1000 euro secilit prej emigrantëve duke u premtuar kalimin ilegal të kufirit me qëllim që ata të vijonin rrugën drejt vendeve të Bashkimit Europian.