Një 37-vjeçar nga Tirana u arrestua nga policia pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ai u ndalua në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Shtëpëz", duke transportuar me automjet, në drejtim të kryeqytetit, 8 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Sipas policisë, 37-vjeçari u kishte premtuar atyre kalimin e kufirit kundrejt pagesës.