Top Channel/ “Më duhej të zgjidhja”! Zelensky sqaron shkarkimin e ministrit
16/07/2026 23:05

Ndërsa prej vitesh po përballet me agresionin rus, Ukraina është përfshirë nga një krizë e fortë politike dhe protesta masive, pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Në një konferencë për shtyp në Kiev, Zelensky mbrojti vendimin e tij dhe konfirmoi prishjen e raporteve mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe udhëheqjes së lartë të ushtrisë në vend. Ai tha se duhet të zgjidhte mes ministrit dhe ushtrisë. Gjatë konferencës me kryeministrin britanik, Keir Starmer, Zelensky u shpreh se kishte pasur një bisedë të vështirë mes ministrit dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë. Vendimi i Zelenskyy për të mbështetur shefin e ushtrisë ka zemëruar shoqërinë civile dhe ka zhgënjyer partnerët e huaj të Ukrainës. Më shumë se 1,000 protestues u mblodhën jashtë zyrës presidenciale në Kiev të enjten, duke mbajtur pankarta në mbështetje të Fedorov. Kjo është hera e dytë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, në vitin 2022, që një numër kaq i madh njerëzish dalin në protesta kundër qeverisë së Zelenskyt. Fedorovi, 35 vjeç, ishte emëruar ministër i Mbrojtjes vetëm në janar të këtij viti, por kishte marrë shumë vlerësime lidhur me përpjekjet në reformimin e ministrisë që drejtonte, forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe përdorimin e analizës së të dhënave për të përmirësuar performancën e forcave ukrainase në vijën e frontit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55