Skena të dhimbshme janë filmuar ditën e sotme në vendet e prekura nga tërmeti në Turqi, ku vijon puna për nxjerrjen e trupave nga rrënojat. Siç shihet edhe në video, një fëmijë i mbijetuar pas tre ditëve nën rrënoja, është shpëtuar nga ekipet e shpëtimit. I mituri Abdul Hakim, ka mundur t’ rezistojë vështirësisë nën rrënoja, mungesës së ushqimit dhe të ftohtit në qytetin Armanaz.