Muaji i shenjtë i Ramazanit startoi sot me agjërimin e besimtarëve mysliman kudo që janë në Botë. Por jo të gjithë janë në kushtet optimale për të sakrifikuar nga ato gjëra që ky muaj i kufizon. Në xhaminë Dine Hoxha në rrugën e Kavajës ishte një djalë i verbër i quajtur Erjon, cili nga qyteti i Cërrikut kishte mbërritur në kryeqytet për të kryer faljen e tij të drekës në prag të muajit të Ramazanit.