Top Channel/ “Më detyroi të bëja seks në sheshxhirim”, Sharon Stone akuzon producentin: Më tha se…
13/03/2024 21:28

Producenti Robert Evans më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale me William Baldwin, në xhirimet e një filmi. Deklarata e Sharon Stone, për ngjarjen që fillimisht e kishte përmendur në vitin 2021, por pa thënë emra, u përhap me shpejtësi në mediat sociale. “Ai më thirri në zyrë dhe më tha të ulesha. Isha pothuajse e mbështetur në tokë mbi disa kolltuqe të vjetër, ndërsa duhet të isha në sheshxhirim. Teksa vinte vërdallë nëpër zyrë, po më tregonte se i ishte dashur të kryerje marrëdhënie me një kolege dhe më tha se edhe unë duhej të bëja që performanca ime të ishte më e mirë”, rrëfeu ajo. Producenti, sipas aktores këmbënguli se kjo ishte e vetmja mënyrë që ai film të shpëtohej, pasi aktrimi i kolegut të saj nuk ishte i mirë. Sharon theksoi se producenti nuk e kishte pranuar këshillën e saj për të punësuar një aktor të mirë, ndaj kishin ato probleme. Edhe pse e kujtoi me siklet, Stone zbuloi se filmi në fjalë fitoi më shumë se 280 milionë dollarë, ndonëse u konsiderua i dobët nga kritika. Pas akuzave të Stone, Baldwin u përgjigj me ironie përmes një postimi në plaftormën “X”. "Nuk jam i sigurt përse Sharon Stone vazhdon të flasë për mua pas gjithë këtyre viteve? A është ajo ende e dashuruar me mua apo është ende e lënduar sepse unë i shmanga tentativat e saj për të më joshur? A i tha ajo shoqes së saj Janice Dickinson ‘do ta bëj atë të bjerë brenda aq shumë me mua, sa t’i vijë mendja rrotull? Unë di aq shumë gjëra të pista për të, sa do ta bënin të kishte marramendje, por kam heshtur”, shkroi ai. Pamjet: AFP

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06