Një 35-vjeçar nga Sllovakia u arrestua në pikën kufitare të Tre Urave në Përmet këtë të shtunë. Ai u ndalua pasi gjatë kontrollit në automjet policia i gjeti një pistoletën një thikë dhe një sasi kanabisi të ndarë në doza. 35-vjeçari sllovak ishte duke kaluar kufirin për në Greqi kur u prangos nga ana e policisë. Pas dyshimeve të ngritura agjentët e kaluan për kontroll më të detajuar mjetin me të cilin lëvizte I riu nga Sllovakia, ku dhe më pas zbuluan armën dhe drogën. Lidhur me rastin materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.