Nëse pagat e magjistratëve për socialistët tashmë janë një kapitull i mbyllur, një tjetër rihapet të hënën. Siç mëson Top Channel, Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore nis punën në shqyrtimin e ndarjes administrative territoriale, sipas variantit të propozuar nga socialistët. Drafti i mazhorancës u depozitua në Kuvend në datën 31 korrik, në mënyrë që t’i jepej kohë konsultimit me njësitë vendore, ku javët e fundit, në takim me qytetarët, shkoi edhe vetë Edi Rama.