Dy ligjvënës amerikanë, Jim Jordan dhe Matt Gaetz i dërguan FBI-së një listë me dokumentet që i nevojiten për hetimin e Kongresit lidhur me ish zyrtarin e lartë të këtij organizimi, Charles McGonigal. Ish shefi i kundërzbulimit të zyrës së Byrosë Federale të Hetimit në Nju Jork u arrestua në janar e u akuzua se ka marrë para nga miliarderi rus, Oleg Deripaska për të hetuar një oligark rival të tij në 2021-shin.