Top Channel/ Mbytja e “Bayesian”, hetime të reja? Fotot 15 minuta para tragjedisë
03/10/2024 23:16

Disa foto të “Bayesian” para stuhisë mund të rihapin çështjen për jahtin luksoz që u mbyt në brigjet italiane. Pamjet tregojnë se dyert e jahtit të fundosur ishin mbyllur një çerek ore para tragjedisë. Nëse do të ishte kështu, hipoteza se gabimi njerëzor shkaktoi katastrofën do të hidhej poshtë. Këto foto të shpërndara nga disa media ndërkombëtare përbëjnë një risi e rëndësishme për rindërtimin e fatkeqësisë që i shton edhe më shumë misteret. Ekspertët thonë se kjo hap skenarë të rinj dhe tani lind pyetja: çfarë ndodhi në të vërtetë me “Bayesian” gjatë mbytjes së anijes më 19 gushtit në Portiçelo të Siçilisë ku vdiqën 7 nga 22 personat në bord? Sipas hetuesve, anija u mbyt për shkak të neglizhencës në bord, e cila shkaktoi një sërë viktimash. Elementi kryesor i hetimit ka të bëjë me derën e lënë gabimisht të hapur e cila kishte lejuar që uji të hynte brenda pak minutash gjatë stuhisë atë natë. Por tani këto dokumente të reja mund të vënë gjithçka në pikëpyetje. Pamjet që me sa duket janë realizuar rreth një çerek ore para tragjedisë nga një pasagjer në jahtin aty pranë, i cili gjithashtu ka kontribuar në operacionet e shpëtimit mund të ndryshojnë historinë e kësaj tragjedie. Mike Lynch, një manjat i sigurisë kibernetike i cili u shpall i pafajshëm disa muaj më parë në një gjyq për mashtrim të dyshuar në SHBA, vajza e tij, një nga avokatët e tij dhe një mik biznesmen së bashku me gratë e tyre vdiqën në mbytjen e anijes “Bayesian”.

Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31