Një peshkarexhë është mbytur natën e kaluar në ujërat e Adriatikut. Paraprakisht deklarohet se anija e peshkimit u godit nga njëri prej trageteve të linjës Durrës-Bari, rreth 4 milje larg portit të Durrësit, në hapësirën detare. Përplasja shkaktoi çarje të saj, ndërsa 3 peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të braktisin në kohë anijen 'Eltoni" që po u fuste ujë, duke përdorur një zader, mjet i vogël shpëtimi.